Kulturë

Busti i Boletinit – dhurata e Mitrovicës për Vlorën

Nga e hëna, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë i është shtuar edhe busti i Isa Boletinit. Kjo ishte një dhuratë e skulptorit mitrovicas Sabri Behramaj
 

Panteoni i heronjve në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë është pasuruar edhe me një nga emrat më të spikatur të viteve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë. Busti i Isa Boletinit është aseti më i ri në muzeun më të rëndësishëm të historisë shqiptare në qytetin e Vlorës.

Të hënën, në kuadër të aktiviteteve të Ditës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, skulptori mitrovicas, Sabri Behramaj, ia ka dhuruar fondit muzeor bustin e Isa Boletinit.