Kulturë

Në kërkim të ekuilibrit me “trëndafilin e bardhë” 

Në kërkim të ekuilibrit me “trëndafilin e bardhë” 

Hapësira publike e kryeqytetit është pasuruar edhe me një vepër arti. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë bust apo shtatore, por për një skulpturë të konceptuar nga një artist bashkëkohor. Sislej Xhafa ka përuruar veprën “trëndafili i bardhë” te “Klubi i pëllumbave” afër qendrës së kryeqytetit. Skulptura e bronztë e Xhafës është vendosur në kuadër të një projekti komunal që synon artin në hapësira publike. Hapësira midis dyqaneve prapa ndërtesës së Qeverisë është zgjedhur nga vetë artisti, shkruan KOHA.

“Shoqëria që është afër veprës, individët që janë afër dhe dyqanet e plotësojnë veprën. Pa ata kjo vepër nuk do të funksiononte. Për mua shumë më të rëndësishëm janë ata individë të shoqërisë sonë që e kompletojnë atë vepër”, ka thënë ai të premten. Sipas tij, është koha që veprat e artit të shkojnë te publiku.