Kulturë

Marrëveshje mes MKRS-së dhe Institutit Albanologjik për promovimin e trashëgimisë kulturore

Në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Instituti Albanologjik sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se bashkëpunimi do të jetë për promovimin e trashëgimisë kulturore, e ku do të promovohen të rinjtë, derisa ka theksuar se në një të ardhme të afërt Kosova do të bëhet edhe pjesë e UNESCO-s.

Dumoshi po ashtu është shprehur se marrëveshja nuk do të mbetët vetëm në letër, por që do të shfrytëzohen të gjitha kapacitet që të ruhet trashëgimia kulturore.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi ka thënë se prej kohësh janë në pritje të kësaj marrëveshje, siç potencon ai, të rëndësishme.

Matoshi tha se e rëndësishme është për faktin se për herë të parë po vendosen veprimtaritë e tyre.

Ai tutje tregoi për projektet që janë duke bërë e për realizimin e të cilave ka kërkuar edhe ndihmën e ministres Dumoshi.