Kulturë

Mechtild Rössler: UNESCO nuk ka pasur asnjë rol në hartimin e planit për menaxhimin e Butrintit

Mechtild Rössler: UNESCO nuk ka pasur asnjë rol në hartimin e planit për menaxhimin e Butrintit

Drejtoresha e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, Mechtild Rössler, pohon për Dosja.al, se UNESCO nuk ka pasur asnjë rol në hartimin e planit për menaxhimin e Butrintit, që sugjeron që Parku Kombëtar t’i jepet një njësie private me koncesion për 10 vjet.

Në një komunikim me email me Dosja.al, drejtoresha e Qendrës thotë se drafti për menaxhimin është dërguar nga shteti shqiptar në tetor 2019, dhe pas rishikimeve në dhjetor 2019, iu dha sërish shtetit shqiptar për të marrë parasysh rekomandimet.