Kulturë
Kujtimet e Fatmir Spahiut për Adem Mikullovcin
Kosova sot ka humbur një artist të rrallë, ka thënë aktori Fatmir Spahiu në kujtim të Adem Mikullovcit, që të martën vdiq në moshën 82-vjeçare.
Spahiu ka thënë se Mikullovci ishte i papërsëritshëm. Ka deklaruar se skenat teatrore e filmike pa të do të jenë të mangëta.