Kulturë

Serbia “mbron” kishat e manastiret në Kosovë me interpretim të njëanshëm

Serbia “mbron” kishat e manastiret në Kosovë me interpretim të njëanshëm
Ballinat e disa prej gazetave në Beograd, pas tekstit “Përvetësimi nga serbët i monumenteve mesjetare arbërore në Kosovë”

Monumentet kryesore krishtere të kultit në Kosovë janë të moçme si për arbrit autoktonë ashtu edhe për serbët pushtues në Kosovë. Ndonëse u është mbivënë cilësimi si manastire ortodokse serbe – për Manastirin e Deçanit, atë të Graçanicës, Kishën e Shenjëtorëve Mihal e Gabriel, Kishën e Zojës Prendë në Prizren, Patrikanën e Pejës, e të tjera – ato janë ndërtuar, rindërtuar apo meremetuar mbi themele të monumenteve të moçme të periudhës romake e bizantine.

Me një ekspoze të historisë së këtyre monumenteve, shkrimi “Përvetësimi nga serbët i monumenteve mesjetare arbërore në Kosovë” me autor Bedri Muhadrin, bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, është bërë sebep për një fushatë të institucioneve kishtare, politike, si dhe mediatike në shtetin fqinj. Për dy ditësh rresht, mediat në Beograd kanë zhgrehur kritika e sulme ndaj shkrimit të botuar të shtunën në “Shtojcën për kulturë” të “Kohës Ditore”.