Kulturë

Lulzim Tafa, fitues i çmimit ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”

Descriptive Text

Shoqata dhe Unioni i Malazezëve të Kosovës në kuadër të solemnitetit që mbahet për Ditën e Malazezëve të Kosovës dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, si dhe me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ka nderuar poetin Lulzim Tafa me çmimin e parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”, për librin e tij “Zavjetne Pjesme” (Këngët e përgjërimit), të botuar në Podgoricë.

Çmimin në prani të autoriteteve shtetërore dhe kulturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, poetit Tafa ia dorëzoi ambasadori i Mali të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.

LulzimTafa është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.