Kulturë

Pashko Vasa, arkeologjia dhe vitet e lumtura me zonjën Larish

Descriptive Text

Gjurmëve të Pashko Vasës në Liban (II)

Krahas aktivitetit të tij në punët shtetërore, e veçmas në pasurimin e autonomisë së Libanit, shpirti fisnik i Pashko Vasës nuk mundi të qëndronte indiferent ndaj vlerave antike që fshihte toka e këtij vendi. Prandaj, me iniciativën e tij në Liban u ftuan shumë arkeologë të njohur nga Evropa për të gjurmuar shekujt e palosur. Kronistët shënojnë se ai ishte dashamir i arkeologjisë. Edhe vetë doli disa herë për të vëzhguar punën e arkeologëve, të cilët atëherë zbuluan statujat më të bukura të kësaj pjese arabe. Të gjitha ato artefakte sot gjenden në muzeun shtetëror të Stambollit.

Ndërkaq, arkeologët e shquar shënuan në fletoret e tyre se “guvernatori i Libanit dallohet nga të gjithë të tjerët. Ai është i ngritur dhe njeh historinë më mirë së burrat e shteteve të tjera që ata i njihnin”.

Veçmas, Pashko Vasa interesohej dhe zhvillonte debate të gjata me arkeologët evropianë lidhur me kulturën ilire, për çka pati shkruar edhe më parë në veprën “E vërteta mbi Shqypninë dhe Shqyptarët”. Gjatë qëndrimit ne Liban, Pashko Vasën e braktisi edhe mjeku personal, duke u larguar kështu nga kjo familje me të cilën kaloi së bashku gati dhjetë vjet. Disa muaj më vonë, po nga tuberkulozi, vdiq edhe miku i tij, Bonati, inspektor i policisë. Nga i tërë rrethi me të cilin pati ardhur Pashko Vasa në Bejrut, ngeli vetëm dhëndri i tij, njëfarë Kypeliani (armen), i cili i shkaktoi shumë dëme autoritetit të Pashko Vasës në Liban. Dhëndri i tij, Kypelian, ishte kupolë e korrupsionit dhe shpesh keqpërdorte emrin dhe autoritetin e Pashko Vasës së plakur.

Ndërtimi i shkollave dhe mjekët nga Evropa

Atëherë kur të gjithë prisnin që Pashko Vasa i vjetër do të vdiste i pikëlluar dhe i mbyllur në vete, pas tragjedive të njëpasnjëshme në familje dhe në rrethin më të ngushtë, një franceze e re, e quajtur Berta Lerish, shumë më e re se ai, shënoi kthesë në jetën e tij. Gruaja e tij e tretë i ndihmoi guvernatorit të rikthehej në jetën e lumtur, duke i lindur dy djem. Kronikët shënojnë se njëri prej tyre quhej Mëhill (Selim), ndërsa i dyti Leon...(Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)