Kulturë

Festivali i shkëputur nga shpirti i tij

Festivali i shkëputur nga shpirti i tij
E vetmja shenjë në Prizren se edicioni i sivjetmë ka nisur është instalacioni “On Air”, i vendosur në strukturat e Kalasë së Prizrenit. Me t’u ndezur dritat e instalacionit, u bë e qasshme platforma online e “DokuFestit”. (Foto: Elmedina Arapi)

Është hera e parë në këta 19 vjet traditë që festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, nuk i ka ndezur ekranet e kinemave.

E vetmja shenjë në Prizren se edicioni i sivjetmë ka nisur është instalacioni “On Air”, i vendosur në strukturat e Kalasë së Prizrenit. Me t’u ndezur dritat e instalacionit, u bë e qasshme platforma online e “DokuFestit”.