Kulturë

Serbia i dërgon notë proteste UNESCO-s për shkak të rrugës Deçan – Plavë

Serbia i dërgon notë proteste UNESCO-s për shkak të rrugës Deçan – Plavë

Ministria e Kulturës dhe Informimit e Serbisë njoftoi sot se u ka dërguar notë proteste urgjente zyrtarëve më të lartë të UNESCO-s, siç raportojnë mediat serbe, për shkak të rivazhdimit të punëve në rrugën magjistrale Deçan-Plavë në zonën e mbrojtur të Manastirit, një zonë e mbrojtur nga UNESCO, transmeton Koha.net.

Notën protestuese theksohet se duke vazhduar punimet po shihet se në territorin e Kosovës nuk respektohen as ligjet, as marrëveshjet ndërkombëtare, e as cilido akt juridik, për pasojë Ministria serbe e Kulturës ka kërkuar nga kompetentët në UNESCO që të reagojnë menjëherë dhe të mbrojnë objektin e trashëgimisë kulturore që është pjesë e listës së saj të trashëgimisë botërore të kulturës së rrezikuar.