Kulturë

Muzeu hebraik – afirmim i rrëfimit shqiptar për hebrenjtë

Muzeu hebraik – afirmim i rrëfimit shqiptar për hebrenjtë
Rabini Yisroel Finman po vazhdon përpjekjet për hapjen e muzeut hebraik në Tiranë. Brenda tij po mendohet të përfshihet edhe shtëpia e familjes Hoxha, në të cilën u strehua një familje hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore

Është vetëm një nga shtëpitë tiranase që ka brenda vetes një histori fisnikërie. Në kohën kur qielli në Evropë po errësohej nga retë e luftës dhe të shfarosjes, mikpritja shqiptare do të hapte dyert për qindra familje hebraike. Një e tillë që bëri konak për të persekutuarit që ndiqeshin në çdo cep të Evropës së para shtatë dekadash ishte edhe ajo e familjes Hoxha në Tiranë. Por nxjerrja e saj në shitje nga pronari i saj, Rexhep Hoxha, ka ngritur shqetësimin për asgjësimin e një kujtese të veçantë historike.

Rexhep Hoxha kishte qenë fare i ri kur i ati i tij, Rifati, kishte strehuar për gjashtë muaj një familje hebraike nga Bullgaria.