Kulturë

Dokumentarët e garës ndërkombëtare – pasqyrim inovativ i realitetit

Dokumentarët e garës ndërkombëtare – pasqyrim inovativ i realitetit

Rrëfimet që shpalosen brenda garës ndërkombëtare për dokumentarë të gjatë në “DokuFest” janë po aq intrigues sa edhe mënyra artistike që regjisorët kanë përzgjedhur për t’i vizualizuar ato. Për publikun shqiptar kjo kategori bëhet edhe më tërheqëse pasi për herë të parë, një film i një regjisoreje kosovare u bë pjesë e garës. Në mesin e dhjetë filmave të kësaj kategorie është edhe filmi “Wake Up on Mars” nën regjit të Dea Gjinovcit.

Te rrëfimi i saj nuk mungon as guximi, por as inovacioni. Historia e dokumentarit nis me një artikull që regjisorja e kishte lexuar në “New Yorker”. Aty në mënyrë të detajuar flitet për jetën e një familjeje rome nga Kosova që jeton në Suedi, dy vajzat e së cilës kanë qenë në komë për disa vite. Ato vuajnë nga i ashtuquajturi “sindrom i tërheqjes traumatike”. Në mesin e dokumentarëve në këtë garë është edhe “Bulletproof” i regjisorit amerikan, Todd Chandler, dhe “The Viewing Booth” i regjisorit izraelit Ra’anan Alexandrowicz. Edicioni i 19-të i Festivalit është duke u mbajtur online për shkak të pandemisë.