Kulturë

Shteti borxhli ndaj pronarëve të tokave në parkun arkeologjik “Ulpiana”

Shteti borxhli ndaj pronarëve të tokave në parkun arkeologjik “Ulpiana”
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Prej tre vjetësh e ka fituar statusin e parkut arkeologjik, por “Ulpiana” është ende në hall me çështjen e pronave që i shfrytëzon. Për hapësirën me dy hektarë e gjysmë nuk është paguar qiraja, pavarësisht se me pronarët e parcelave janë bërë kontrata për shfrytëzim.

Në hall është edhe Instituti i Arkeologjisë përballë pronarëve që kërkojnë t’u paguhet qiraja vjetore.