Kulturë

Virusi dhe kriza e identitetit të Evropës

“Para së gjithash, pandemia po spikat brishtësinë e skajshme të jetës...” (Ilustrimi: Barbara Smaller)
 

Në pjesën e dytë të intervistës me Gianna Pomatas, profesoreshë e pensionuar në Institutin e Mjekësisë në Universitetin “Johns Hopkins”, fola për valët e pandemive dhe ndikimin e tyre në rrjedhat shoqërore e historike. U ndal goxha shumë edhe të kriza politike dhe etike e Evropës në përgjithësi dhe Bashkimit Evropian në veçanti. Ajo shtjellon në mënyrë kronologjike pasojat e llojeve të ndryshme të sëmundjeve ngjitëse që shuan familje të tëra, po edhe dërmuan perandori. E nisi me reagimin e njerëzve ndaj pandemive.

Pomata më tha: “Kronikat e murtajës përshkruajnë shuarjen e familjeve. Njëherësh, qeniet njerëzore janë kreative. Ato reagojnë kundër kësaj rënieje të supozuar morale me krijimin e institucioneve të reja. Ta zëmë, krijojnë borde për shëndet, që vihen në krye të karantinës”. Për herë të parë, spitalet i ndajnë pacientët në pavijone të veçanta, me qëllim që, ta zëmë, ata me eshtra të thyera e me plagë të trajtohen ndaras prej atyre me sëmundje të tjera. Kishte edhe ngritje të shoqatave të tregtarëve, për të marrë përsipër kostot mjekësore dhe shpenzimet e funeralit. “Kështu mund t’i shihje të dy këta trendë”, më tha Pomata. “Në njërën anë, murtaja shërben si njëfarë acidi. Në anën tjetër, njerëzit mundohen të rikrijojnë marrëdhëniet – mbase të krijojnë marrëdhënie më të mira”.