Kulturë

“Home...” pjesë e forumit prestigjioz të kinematografisë

“Home...” pjesë e forumit prestigjioz të kinematografisë

Dokumentarët që vitin e kaluar ishin pjesë e program “Baltic Sea Docs Forum” bënë bujë në kinematografi. Në mesin e tyre ishte edhe dokumentari “Honeyland” i Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov. Propozimi i Maqedonisë për “Oscar” u bë dokumentari i parë që në këtë garë u nominua në kategorinë “Best International Feature Film” dhe “Best Documentary Feature”.

Në qendër të rrëfimit është Hatixhe Muratova, një nga bletaret e fundit në Evropë që mbledh mjaltë në natyrë. Përfitues i këtij programi vjet ishte edhe fituesi i sivjetshëm i çmimit “BAFTA” për dokumentarin me të mirë -“For Sama” me regji të Waad Al-Kateab dhe Edward Watts. Filmi është një dokumentim pesëvjeçar i jetës së një gruaje gjatë luftës. Këtë vit, në këtë program figuron emri i një dokumentari nga Kosova. Në mesin e 24 projekteve filmike është edhe “Home is where the films are” i regjisores More Raça. Filmi, po ashtu, është në garë për katër çmime. Programi do të mbahet online nga 1 deri më 6 shtator.