Kulturë

Ditë të errëta për mjeshtrit e violinave

Ditë të errëta për mjeshtrit e violinave
Një nga tre zejtarët në punishten e Giorgio Grisalesit, kryetar i konzorziumit të violinëbërësve të qytetit “Antonio Stradivari” (Foto: Michela Vado)

Në punëtorinë e Pablo Farias ajri erëmon nga druri. I ulur mbi tryezë, Pablo po e bojatis të fundit violinë. Furça rrëshqet butë mbi panjën e lëmuar të instrumentit, duke shkuar me ngadalë para e pas. Skaj dritares me pamje nga qendra historike e Kremonas, dy kolltukë të kaltërremë janë ende të paketuar në një plastikë të tejdukshme.

“Sapo kam dalë në këtë punishte”, thotë ai pa e shkëputur shikimin nga violina. “Isha gati ta hapja në mars, por shpërthimi i pandemisë dhe izolimi i imponuar nga qeveria më detyroi t’i anuloja planet”. Pablo duket se buzëqesh hidhur nën maskë, transmeton KOHA