Kulturë

Broshë e aksesorë për guxim e vetëbesim

Broshë e aksesorë për guxim e vetëbesim
Piktorja Blinera Ibishi ka hapur kapitull të ri në rrugëtimin e saj artistik. Kur s’merret me punën e saj primare e me bartjen e dijes te gjeneratat e reja, punon broshë e aksesorë

Ka përfunduar studimet postdiplomike për pikturë, e u jep mësim për artin nxënësve të shkollave fillore e të mesme. Krahas kësaj, Blinera Ibishi bën edhe punëdore. Specialitet i saj janë broshët, por edhe aksesorë të tjerë.

Për t’i bërë ata frymëzohet veçmas nga ngjyrat e përditshmërisë, por edhe nga natyra e nga kafshët, të cilat tenton t’i punojë në miniaturë tek imagjinon se si do të dukeshin nëse do t’u jepej ngjyrim dhe detaje të tjera të veçanta, shkruan KOHA.