Kulturë

Arti i dëshmive të kohës

Arti i dëshmive të kohës
“A Field of Blackbirds”, vepra e Abby Shahnit për luftën e vitit 1998-1999 në Kosovë

E drobitur nga stresi dhe izolimi shoqëror i pandemisë, duke vajtuar për humbjen tonë universale, unë, si çdokush tjetër, ngadalë po i përshtatesha normales sonë të re. Pastaj erdhi grushtimi i dyfishtë nën brez nga vrasja torturuese e George Floydit në duart e policisë së Minneapolisit, e pasuar nga përgjigjja nxitëse e presidentit Trump kundrejt protestave në gjithë vendin që kërkonin fundin e racizmit sistematik.

Rrjedha e nëndhéshme e depresionit mbi koronavirusin, papritur u zëvendësua nga një shkulm emocionesh që purtekeshin midis hakërrimit, neverisë dhe shpërthimit, shkruan “pressherald.com”.