Kulturë

“Gjurmime Albanologjike”, dhjetëra punime shkencore përmblidhen në revistë

Dhjetëra punime shkencore janë përmbledhur në tre vëllimet e numrit 49 të revistës “Gjurmime Albanologjike” të botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Studime nga sesioni i Filologjisë, Historisë dhe Etnologjisë janë pasqyruar në numrin e ri të revistës. Në të janë përfshirë edhe studime të bashkëpunëtorëve të jashtëm.