Kulturë

“EtnoFesti” këtë vit shënon edicionin e dhjetë me 90 aktivitete

Fshati Kukaj, që ndodhet mes Prishtinës e Gjilanit, edhe këtë vit do të hapë dyert për festivalin e arteve dhe kulturës tradicionale “EtnoFest”.

Në pesë ditë të gushtit, këtë vit festivali do ta zbërthejë temën “Gruaja dhe dielli”.

Drejtori i përgjithshëm i festivalit, Fadil Hysaj, tha se festivali do të vazhdojë traditën që artistët ta paraqesin lidhjen e ngushtë më kulturën shqiptare.

Përmes dhjetë shtyllave programore do të bëhet ndërlidhja mes gruas dhe diellit, transmeton KOHA.

Festivali që këtë vit shënon rrugëtimin e një dekade synon një program me rreth 90 aktivitete, por që presin edhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës.

Festivali do të mbahet në ambient të hapur në kompleksin Etno-Kukaj. Hysaj thotë se ky vend ka një infrastrukturë të përshtatshme për t’i respektuar masat parandaluese kundër pandemisë së Koronavirusit.

Festivali “EtnoFest” këtë vit do të mbahet nga 20 gushti deri më 25 gusht në fshatin Kukaj.