Kulturë

Gashit i bashkohet virtualisht në lojë kitaristi me nam botëror, Steve Vai

Descriptive Text

Biseda virtuale midis Steve Vai dhe Valon Gashit, nis me këtë të fundit që tregon se vjen nga Kosova. Ai luan një kompozim të tij dhe shumë shpejt instrumentisti që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës, kitaristi amerikan Steve Vai, e shoqëron atë. Biseda virtuale që është konsideruar nga Gashi si një mësim jetë, përfundon me premtimin për të shkëmbyer veprat që priten të realizohen

Kushdo që e ka për zemër kitarën e ka të pamundur të mos ketë dëgjuar për kitaristin, kompozitorin, producentin e kantautorin amerikan, Steve Vai. Është fitues i trefishtë i çmimeve “Grammy” dhe është nominuar për këtë çmim edhe 15 herë të tjera. Muzika e tij ka influencuar shumë instrumentistë nëpër botë. Ndikimi i tij ka qenë i pashmangshëm edhe për muzikantët në Kosovë, në mesin e tyre është edhe kitaristi Valon Gashi. E kishte idhull kitaristin Steve Vai gjatë fëmijërisë së tij, por edhe gjatë rinisë.

Në atëkohë nëse dikush do t’i kishte thënë se me të njëjtin do të luante së bashku, ani pse vetëm virtualisht, kitarisi i grupit “Elita 5” do ta konsideronte diçka absurde.

Virualisht, ia arriti që të lunte dhe të ushtronte pikërisht me kitaristin amerikan Steve Vai, që është emër i patejkalueshëm kur flitet për rokun qoftë atë instrumental, eksperimental apo “hard rock” e “progressive rock”. Madje muzika e tij prek edhe zhanrin “heavy metal” e “progressive metal”.