Kulturë

“Parisienët në eksod”, me historinë që zbrazi qytetin ngjashëm me virusin

“Parisienët në eksod”, me historinë që zbrazi qytetin ngjashëm me virusin
Në mënyrë të pashmangshme, ekspozita e 80-vjetorit të eksodit ka tërhequr krahasimin me ikjen masive nga kryeqyteti dhe rajoni përreth tij në fillimin e bllokimit të Francës për shkak të Covid-19, kur brenda 48 orëve, përafërsisht 1,7 milion njerëz u larguan për të kaluar mbylljen në shtëpitë me familje në fshat
 

Janë bërë 80 vjet nga qershori i 1940-s, kur rreth 2 milionë parisienë – përafërsisht tri e katërta e popullsisë së qytetit - për të ikur nga ushtria gjermane që përparonte me shpejtësi, po iknin furishëm për të lënë kryeqytetin.

Në mes të kaosit dhe konfuzionit, me tren, në makina të mbushura, gjësende, në biçikletë dhe në këmbë, duke shtyrë kamionët dhe duke tërhequr gjërat, shtrënguar valixhet dhe fëmijët e vegjël, ata iu bashkuan numrit prej 8 milionë njerëzish që largoheshin drejt jugut.