Kulturë

Isaac Newtoni dhe dorëshkrimet që zbardhin recetën e tij kundër murtajës

Isaac Newtoni dhe dorëshkrimet që zbardhin recetën e tij kundër murtajës
Dorëshkrimet e pabotuara nga shënimet e Newtonit në librin mbi murtajën nga Jan Baptist van Helmont më 1667, “De Peste”, do të vihen në ankand këtë javë. Shënimet e bëra në hijen e shpërthimit shkatërrimtar tregojnë se shkencëtari i madh po skiconte disa kura

Nuk është edhe aq i keq sa sugjerimi për të injektuar dezinfektues. Parashkrimi i Isaac Newtonit në shekullin e 17-të për murtajën – që përziente pluhur të vjellash me të vjella bretkose për të krijuar “tableta” që largonin dergjën – është zbardhur tani.

Dy faqe të pabotuara nga shënimet e Newtonit në librin mbi murtajën nga Jan Baptist van Helmont më 1667, “De Peste”, do të vihen në ankand këtë javë. Newton ishte student në “Trinity College”, Cambridge, kur universiteti u mbyll gjatë murtajës bubonike, e cila vrau 100 mijë njerëz në Londër në vitet 1665 dhe 1667.