Kulturë

Dhjetëshja e librave mbi heshtjen

Dhjetëshja e librave mbi heshtjen

Heshtja në libër është diçka e vjetër e qesharake. Përdorimi i saj pa karar do të bëjë që lexuesi të bëhet pishman e të kërkojë paratë prapa.

Po u përdor pak, atëherë çfarë mbetet nga suspensa, misteri e drama? Në letërsi sikundër edhe në jetë, ka shumë për t’u mësuar nga ajo që është lënë pa u thënë. Për letërnxirës, heshtja është dhuratë. Pavarësisht nëse vjen në formën e personazheve të kredhura në heshtje apo atyre që angazhohen për t’i heshtur zërat që cilësohen të rrezikshëm, ka veçse pak autorë që nuk i janë qasur çështjes për ta paraqitur sa më mirë…asgjënë. Gjithnjë më ka fascinuar heshtja. Si fëmijë e adoleshente e zhurmshme, kam parë disa vetulla të harkuara kur vendosa të shkruaja temën e diplomës për trepikëshin në letërsinë moderne. Nëse do të identifikoja një tipar përbashkues në librat e renditur më poshtë, ajo do të ishte mënyra sesi lexuesit shtrëngohen të punojnë më fort kur ballafaqohen me një qetësi të papërshkueshme.