Kulturë

“Qyteti po rritet” sot online në faqen e Expressit në Facebook

Sonte, më 28 maj 2020, në kuadër të Kalendarit të përbashkët të teatrove të Kosovës në orën 21:00, Teatri ODA shfaq “Qyteti po rritet” në formatin online/livestream në faqen zyrtare të Teatrit ODA në Facebook (@teatrioda) dhe në faqen zyrtare të emisionit EXPRESS të KTV-së në Faebook.

“Qyteti po rritet”, produksion i Teatrit ODA, është një shfaqje që rrëfen ngjarjen e një vajze të cilës i ka ndodhur një aksident. Ngjarja shpaloset prej një letre që babai i vajzës e ka vendosur në kutinë e ankesave. Babai i vendosur të kërkojë drejtësi për vajzën e tij, ballafaqohet me shumë zyra zyrtarësh e me mjekë. Një pastrues komune, të cilit i thonë se sheh ëndrra me sy hapur, kishte dërguar letrën në media. Ngjarja e vajzës bëhet super-ngjarje në media.

Kjo shfaqje e inskenuar në vitin 2007 është xhiruar dhe realizuar për transmetim televiziv nga Kohavision (KTV) dhe sonte mund ta shihni këtë xhirim të shfaqjes për transmetim televiziv.

Teksti është shkruar nga Jeton Neziraj

Regjia: Florent Mehmeti

Luajnë: Ilire Vinca; Arben I. Kastrati; Luan Jaha; Adrian Morina dhe Naser Rafuna

Skenografia: Petrit Bakalli

Muzika: Ilir Bajri