Kulturë

Thëniet popullore inspirojnë grafistin Morina

“S’po ma mush synin”, “Syni i untë” e “Miza mas veshit” janë vetëm disa nga thëniet popullore që i dëgjojmë e i përdorim gati çdo ditë.

Të bartura nëpër krahina e gjenerata, këto thënie e përbëjnë një pjesë të madhe të leksikut tonë të përditshëm.

I intriguar nga zhargoni i pasur popullor që ka gjuha shqipe, grafisti i lindur dhe i rritur në Gjermani, Qëndrim Morina përmes projektit #DIQChill, po i vizualizon këto thënie në kuptimin e tyre bukfal.

Nisur vetëm si punë qejfi, projekti #DIQChill është bërë viral.

Inspirim për këtë projekt kanë qenë bisedat e përditshme të Morinës me rrethin e tij shoqëror, raporton KOHA.

Deri tani skicat e thënieve popullore janë postuar vetëm në rrjetin social Instagram, por për shkak të pëlqyeshmërisë së madhe, #DIQChill është kthyer në brend.

Grafisti po ashtu synon që përmes ilustrimit të thënieve nga vende të ndryshme, të kalojë kufijtë e Kosovës.

Të gjithë të interesuarit produktet e #DIQChill mund t’i gjejnë në rrjetet sociale të brendit.