Kulturë

“Udhëtim në kështjellat ilire” me monumentet si preokupim profesional

“Udhëtim në kështjellat ilire” me monumentet si preokupim profesional
Libri “Udhëtim në kështjellat ilire”, në saje të përmbajtjes dhe lëndës së trajtuar, paraqet një botim me vlerë të veçantë historike, e në veçanti për fushën e arkeologjisë shqiptare

Në kuadër të kulturës materiale, në çdo mjedis kështjellat paraqesin vlerë të veçantë historike dhe kulturore. Ato janë dëshmi autentike të së kaluarës historike, që në forma të ndryshme janë të pranishme deri në ditët tona. Por, në saje të rrjedhave shoqërore gjatë historisë, një numër i konsideruar i tyre kanë mbetur të shënuara që dëshmohet nga të dhëna autorësh antikë.

Në këtë aspekt janë pikërisht arkeologët të cilët me angazhimin dhe punën e tyre profesionale kanë arritur të deshifrojnë e hulumtojnë monumentet e tilla në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt hapësira etnogjeografike shqiptare vazhdimisht ka paraqitur interes për hulumtime arkeologjike, duke filluar nga shekulli XX e më pas, shkruan KOHA.