Kulturë

“Containporary” e Kosovës gati për Bienalen e Venecias që shtyhet për 2021

“Containporary” e Kosovës gati për Bienalen e Venecias që shtyhet për 2021
“Arsenale” (në foto) dhe “Giardini” në Venecia nuk do të kenë sivjet projektet e arkitektëve nga 114 pjesëmarrës. Arsyeja për këtë është bërë vendimi i “La Biennale di Venezia” që edicioni i 17-të të mbahet vitin e ardhshëm
 

Bienalja Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia të hënën ka njoftuar se edicioni i 17-të me temën “How Will We Live Together” do të shtyhet për vitin e ardhshëm, përkatësisht prej 22 maji deri më 21 nëntor. Po kështu, edhe edicioni i 59-të i Bienales Ndërkombëtare të Artit, i paraparë të mbahej më 2021, është shtyrë për vitin 2022. “Containporary” me kurator Maksut Vezgishin, që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje, tashmë është gati, por do të presë të ekspozohet deri në mot

“Containporary” veçse ishte përfunduar në afat. Kjo vepër do ta përfaqësonte Kosovën në Bienalen e sivjetme të Arkitekturës në Venecia. Me të gjitha obligimet financiare të përfunduara, ekipi nga Kosova vetëm priste ditën për të shpërfaqur konceptin mbi mjedisin, i cili do të shkoqitej përmes një kontejneri.

Por Bienalja Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia të hënën ka njoftuar se edicioni i 17-të me temën “How Will We Live Together” do të shtyhet për vitin e ardhshëm, përkatësisht prej 22 maji deri më 21 nëntor. Po kështu, edhe edicioni i 59-të i Bienales Ndërkombëtare të Artit, i paraparë të mbahej më 2021, është shtyrë për vitin 2022.