Ministria e Kulturës po mendon për një institut për studime të botanikës dhe zoologjisë pranë, muzeut të natyrës në Sllatinë.
Yll Rugova, zëvendësministër i Kulturës ka thënë se në kuadër të muzeut “do të ketë edhe institut hulumtues që do të përfshijë studime pak më të thella edhe në botanikë e zoologji”.
I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Rugova ka thënë se është menduar që pranë muzeut të ketë edhe një institut për studime të botanikës dhe zoologjisë.