Kulturë

Jazzi që bashkon botën, në Kosovë mbahet gjallë nga entuziastët

Jazzi që bashkon botën, në Kosovë mbahet gjallë nga entuziastët

“Jazz nuk është vetëm muzikë, por është mënyrë e jetës, është mënyrë e ekzistencës, mënyrë e të menduarit”. Kjo thënie e këngëtares amerikane, Nina Simone, përshkon thelbin e muzikës që vazhdon të bëjë histori si përpjekje për dinjitet njerëzor, demokraci e të drejta.

Me besimin në fuqinë e jazzit për paqe, dialog e mirëkuptim të ndërsjellë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në nëntor të vitit 2011, e kishte shpallur 30 prillin Ditë Ndërkombëtare të Jazzit.