Kulturë

Ava Max - trashëgimtarja e Lady Gagas

Ava Max këndoi për herë të parë në publik kur ishte 8-vjeçare: atë ditë autorja e hitit “Sweet But Psycho” zbuloi se ajo kishte superfuqi në skenë.

Nga Madonna, deri tani, sa gra mendoni që janë quajtur “mbretëreshat e reja të pop-it”: Britney Spears, Lady Gaga, Miley Cyrus, Christina Aguilera, dhe lista ka vazhduar me një sfidë të re për fronin: Ava Max. Është këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane me prejardhje nga Shqipëria, e cila u bë e njohur falë hitit të saj “Sweet But Psycho” (2018), e që këtë vit e lansoi këngën e saj nga albumi i saj i parë debutues. Kënga titullohet “Kings & Queens”.

Teksti dhe videoklipi i kanë ndihmuar për të përthekuar situatën dhe për t’ia siguruar këtë mandat artistes 26-vjeçare e lindur në qytetin Milwaukee. Sikurse këngët e tjera, kënga e re ka një ritëm pop të kapshëm dhe nxit të vallëzosh e që përfundimisht lidhet me hitet nga Lady Gaga. Jo vetëm muzika, por edhe pamja, koreografia dramatike, morali, puna politikisht korrekte dhe vizualisht e fuqishme dhe e planifikuar më kujdes.

Le të shohim, teksti u dedikohet grave dhe është kështu: “Nëse të gjithë mbretërit kanë mbretëreshat e tyre në fron/ do të hapnim shampanjë e do të ngrinim dolli. Për të gjitha mbretëreshat që kalojnë nëpër vështirësi, e dashur, nuk po kërcen e vetme”. E në klipin që sa është publikuar mund ta shihni Avan duke u bashkuar në një gosti në krye të tavolinës së mbushur me ëmbëlsira.

Gati gjithmonë e rrethuar nga 10 gra dhe dy burra. Në total janë 12 apostuj? Për të qenë të sinqertë ashtu siç e shpjegoi vetë këngëtarja në anën tjetër të telefonit, “Kings & Queens” është për ato gjendjet e dyanshme që ka dashur që ta shpalosë. “Është kënga e parë pasi që na bën të gjithëve më të fortë me mesazhin që të gjithë kemi nevojë ta dëgjojmë në çdo kohë. Dhe në anën tjetër janë mbretëreshat ato që kthehen në fronin e tyre e që e dominojnë botën”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.