Kulturë

QKK-ja ka mbi një milion euro detyrime ndaj filmbërësve

 

“Kemi vendosur që QKK-se t’ia rrisim për 100 për qind buxhetin dhe t’i inkurajojmë të gjithë filmbërësit kosovarë të vazhdojnë punën”. Kjo deklaratë e ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, në gusht të vitit 2018, për dyfishim të buxhetit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, kishte nisur t’ia jepte tatëpjetën financiare këtij institucioni.

E kur ky premtim është përsëritur më 2019, veç e ka thelluar krizën, raporton KOHA.