Kulturë

Njëqind ditët e Hitlerit dhe shndërrimi i demokracisë në tirani

Si duket ngritja e Hitlerit qysh prej zgjedhjes së Donald Trumpit? Historianët dhe aktivistët kanë qenë tashmë të zënë me tërheqjen e paraleleve mes demagogëve fashistë derisa shihnin Marine le Penin të fitonte befasisht shumë vota në garën e vitit 2012 për Presidencën franceze.

Prej mesit të nëntorit të vitit 2016, shumë studiues të Evropës midis dy luftërave po merrnin një rol më aktiv, duke krijuar kurse online mbi fashizmin për të vënë në pah ngjashmëritë me të tashmen. A ishin këto të stërfryra apo me vend?

Përgjigjja e Peter Fritzsches ndaj këtyre pyetjeve ka qenë që të kthehemi prapa dhe të rivlerësojmë atë që mendojmë se dimë për ngritjen e Hitlerit. Ka ikur narrativa e thjeshtë që elitat e vjetra e sollën Hitlerin në pushtet, transmeton Koha Ditore.

Në “Hitler’s First Hundred Days”, në rrëfimin dramatik të Fritzsches, madje edhe në takimin përfundimtar mes lojtarëve kryesorë në orën 10:45 të paradites më 30 janar 1933, asgjë nuk ishte e sigurt. Me një shumicë anti-Weimar e antidemokratike të komunistëve dhe nazistëve në Reichstag, asnjë koalicion nuk mund të bëhej bashkë për ta vënë në vijë Kuvendin. Dhe as njerëzit përreth presidentit gjerman, Paul von Hindenburg, nuk donin që ai të niste.

Por, po njësoj, ata nuk donin as të cedonin pushtetin te Hitleri. Sigurisht, ata i druheshin asaj çfarë mund të bënte Hitleri nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme dhe nazistët të fitonin mandatin.

Image

Ishte një kohë, në vitet ’70 dhe ’80, kur vëmendja e historianëve ishte në këtë nivel të politikave të mëdha, duke e parë ardhjen e Hitlerit në pushtet si thelbësisht rrjedhojë të makinacioneve politike dhe kundërshtimit fundamental të të gjitha elitave gjermane ndaj qeverisë demokratike. Por qysh nga ajo kohë historianët kanë nisur të shqyrtojnë edhe sektorë të tjerë të shoqërisë gjermane, pjesërisht për arsye se fokusimi në elita nuk ndriçon karakterin e populizmit të krahut të djathtë.

Pa dyshim, të gjitha përpjekjet për të tërhequr krahasime, aq më pak për të bërë paralele, i mëshojnë faktit se ndjesia e kërcënimit politik në vitet ’30 dhe kohën e dergjjeve ekonomike ishte fort më e thellë e më e pakapshme sesa problemet e sotme. Ajo çfarë Fritzsche bën me gjallëri të mahnitshme është ta kthejë çështjen prapa në vitin 1933: 101 ditët e para të Hitlerit shënuan momentet kyç nga emërimi i tij si kancelar, që sakaq yshti terror politik në shkallë të gjerë kundër të majtës, përmes zgjedhjeve të marsit deri te bojkoti popullor ndaj dyqaneve hebraike më 1 prill dhe ndalimi i unioneve tregtare një muaj më vonë.

Më 1 maj konturat themelore të diktaturës naziste mund të kenë qenë në zhvillim e sipër dhe jo bash të sigurta.

Ngjarjet që bënë Hitlerin e shtatorit të vitit 1934 në diktator prototip të Leni Riefenstahlit “Triumph of the Will” nuk kishin zënë vend ende: ndalimi i partive të tjera politike, ekzekutimi i radikalëve nazistë dhe vdekja e Hindenburgut do të vinin pas një kohe para se Hitleri të shkrinte postet e presidentit dhe kancelarit, dhe para se shumica e rekrutëve të rinj ushtarakë do t’i betoheshin personalisht.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.