Kulturë

Qendra Kinematografike me mbi një milion euro borxhe për dy vjet

Qendra Kinematografike me mbi një milion euro borxhe për dy vjet

Qendra Kinematografike e Kosovës është në prag të kolapsit financiar. Hallet e këtij institucioni sa i përket buxhetit janë rënduar sidomos në dy vjetët e kaluar.Një premtim i ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, për dyfishim të buxhetit të QKK-së më 2018 kishte nisur t’ia japë tatëpjetën financiare këtij institucioni. E kur ky premtim është përsëritur më 2019, veç e ka thelluar krizën.

Nëse gjërat nuk ndërrojnë, fundviti QKK-në do ta gjejë në kolaps total të financave. Vetëm në raport me dy vjetët e kaluar ky institucion numëron të paktën mbi një milion euro borxhe. Sipas të dhënave zyrtare të QKK-së, në vitin 2019 janë përkrahur 28 projekte kinematografike në tetë kategori. Krejt bashkë peshojnë 1 milion e 282 mijë euro.