Kulturë

Galeria Kombëtare prezanton serinë e fotografive të Lorik Sylejmanit

Descriptive Text

Galeria Kombëtare e Kosovës ka nisur prezantimin e ekspozitave virtuale. Nën titullin “Artist në karantinë”, mes tjerash janë ekspozuar në rrjete sociale fotografi të shkrepura nga artisti Lorik Sylejmani. Biseda me të sjell detaje për këto fotografi.

Dyert e Galerisë Kombëtare të Kosovës janë të mbyllura për vizitorët, por vepra të artistëve po prezantohen në një formë tjetër.

Punimet e artistëve në izolim po prezantohen nëpërmjet ekspozitës virtuale “Artist në karantinë”.

Lorik Sylejmani ka prezantuar serinë e fotografive, të cilën e ka realizuar i frymëzuar nga veprat e artistit disident kinez, Ai Weiwei, transmeton KOHA.

Përveç fotografive të Sylejmanit, “Artist në karantinë”, në rrjete sociale, ka ekspozuar vepra të Driton Selmanit, Jakup Ferrit, Arbnor Karalitit etj.

Lorik Sylejmani vitin që shkoi publikoi librin “Sallatë dhe çalldisje”.