Kulturë

Teatrot e Kosovës me repertor të përbashkët për ditët e izolimit

Teatrot e Kosovës me repertor të përbashkët për ditët e izolimit

“Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht”, është shprehja që i ka bërë bashkë disa teatro dhe kompani të pavarura teatrore të Kosovës për një repertor të përbashkët. “Rri n’shpi, shiko teatër”, është thirrja e tyre.

Kësisoj, çdo mbrëmje në orën 20:00 prej 8 deri më 30 prill ata do të sjellin nga një shfaqje online. Do të mund të shihen përmes linkut që do të publikohet në “Facebook” në faqen e secilit prej teatrove përkatëse, ditën që është planifikuar shfaqja sipas repertorit të përbashkët të publikuar të hënën, shkruan KOHA.