Kulturë

Konfirmohen datat e lansimit të disa filmave të shumëpritur hollywoodian

Descriptive Text

Studioja “Disney” do ta lansojë filmin e shumëpërfolur “Mulan” nëpër kinema, në korrik të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur kompania, derisa e ka riorganizuar orarin e lansimit të filmave të ndikuar së fundmi nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Ndër ndryshimet e tjera në datat e lansimeve, “Disney” ka bërë të ditur se e ka shtyrë lasimin e filmit të ri “Indiana Jones” për vitin 2022.

Kinematë anembanë botës janë mbyllur dhe prodhimi i filmave është pezulluar përkohësisht, në mënyrë që të luftohet përhapja e COVID-19, transmeton Koha.

Studio e hollywoodit janë optimist që kinematë do të hapen deri kah fundi i muajit korrik. Prandaj “Disney” ka vendosur ta sjell në ekran ta madh filmin “Mulan” i cili do të nis së shfaquri nga 24 korriku. Edhe studioja “Paramount Pictures” ka vendosur që më 31 korrik ta lansojë filmin e ri të animuar “SpongeBob”, si dhe “Warner Bros” po planifikon të publikojë filmin e shumëpritur me buxhet të lartë, “Wonder Woman 1984”, më 14 gusht të këtij viti.

Në mesin e filmave të tjerë datat e lansimit të së cilëve janë konfirmuar tashmë janë: “Eternals” i cili vjen nëpër kinema më 12 shkurt të vitit 2021, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” i cili lansohet më 21 maj të vitit të ardhshëm, “Doctor Strange and the Multiverse of Madness” që vjen për gjithë shikuesit më 5 nëntor të 2021-ës, “Thor: Love and Thunder” lansohet më 18 shkurt të vitit 2022 dhe “Jungle Cruise”, filmi i ri i cili në rolet protagonist i sjellë aktorët, Dwayne Johnson dhe Emily Blunt, do të lansohet për publikun mbarëbotëror më 30 korrik të vitit 2021.