Kulturë

Mezzo-sopranoja, Flaka Goranci debuton me rolin e Amelias

Ajo e ka sfiduar veten në një prej roleve më të vështira operistike.

Mezzo-sopranoja nga Kosova, Flaka Goranci, interpretoi rolin kryesor të një prej operave më të njohura të Giuseppe Verdit.

Goranci debutoi në një prej teatrove më prestigjioze të Çekisë.

Ky rol e ktheu sopranon kosovare në skenë pas disa muajve pauzë, transmeton KOHA.

Për shkak të pezullimit të shumë aktiviteteve kulturore në botë, edhe planet e Gorancit janë anuluar.

Flaka Goranci është vlerësuar për interpretimin e saj të fuqishëm e lojën elegante në teatrot e vendeve të ndryshme të botës.

Para dy vjetësh ajo u prezantua me rolin e “Carmen”-it në Zvicër. Nga kritika zvicerane ishte vlerësuar se me performancën e saj ka bërë që të harrohen të gjitha paraardhëset e këtij roli.