Kulturë

“Arti si mjekësi” fton edhe artistët nga Kosova

“Arti si mjekësi” fton edhe artistët nga Kosova

Një femër e rritur, me gjasë nënë, mban një thikë plastike në “luftën” kundrejt të birit të saj që mban drejt saj një armë lodër.

“Knife to Gun fight” është titulli që ka zgjedhur fotografi Hans Madsen për njërën nga tri fotografitë e tij të shpalosura në një ekspozitë virtuale. Piktura natyrash të qeta të Diane O’Hern e të Heather Walkerit, si dhe dy fotografi të Eric Andersonit përbëjnë repertorin e ekspozitës “Art as Medicine: Artists react to present state” të hapur në faqen e “Blanden Memorial Art Museum” në Fort Dodge të Iowa, shkruan KOHA.