Kulturë

Këngëtari i muzikës “country” Joe Diffie, vdes pas infektimit me koronavirus

Këngëtari i muzikës “country” Joe Diffie ka vdekur në moshën 61 vjeçare.

Këngëtari ishte i infektuar me koronavirus dhe ka vdekur pas komplikimit të gjendjes, shkruan Variety.

Të premten, Diffie u bë personi i parë publik i muzikës “country” që e bëri publike që ishte i prekur me Covid-19, transmeton KOHA.

“Jam nën kujdesin e profesionistëve shëndetësorë duke marrë terapi. Unë dhe familja ime jemi duke kërkuar privatësi në këtë kohë. Iu kërkojmë të gjithë publikut dhe fansave të mijë të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë kësaj pandemie”, kishte thënë ai.

Disa nga këngët e Diffies ishin “Third Rock from the sun”, “Pickup Man” dhe “Bigger than the Beatles”.