Kulturë

Kapelat unike që thurin kujtime, traditë e modë

Ideja për të bërë rroba të veçanta për vajzën e vet, e kanë shtyrë Vita Abrashi-Kajtazin që të nisë me prodhimin e kapelave. Madje, e kishte nisur këtë qëkur ka qenë shtatzënë me vajzën e saj Odetën, që tash i ka mbushur dy vjet.

Kapelat e saj unike janë mishërim i traditës së përcjellë nga gjyshet e saj me shkollimin mbi modën. Të qëndisura me detaje të luleve e të kafshëve, ato tashmë janë kthyer në brend nën emrin “Kësula”.

Në bisedën për KOHËN, Abrashi-Kajtazi shpjegon gjithë procesin e punës, bashkë me materialet që i përdor për prodhimin e punëdoreve.

Duke qenë se “krijimtaria e saj bazohet në nevojat e saj”, Abrashi-Kajtazi po e mendon të nisë me prodhimin e një serie të maskave, të nevojshme këto ditë për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë me koronavirus. E ndërkohë, koleksionin e pranverës me kapela ajo po e bën për të mos e shitur, por për ta ruajtur si “kujtim karantine”.

Pasioni i shndërruar në brend

Vita Abrashi-Kajtazi kthehet mbrapa në kohë për të treguar se si nisi gjithçka me kapelat e pambukut, që tashmë janë kthyer në brend.

“Qëkur isha shtatzënë fillova të blija rroba për vajzën time. Në Prishtinë nuk është se kam gjetur shumë zgjidhje. Ndoshta kjo është për shkak të shijes sime”, thotë Abrashi-Kajtazi, që tregon se më shumë e preferon stilin klasik të inkorporuar me atë të rehatshëm.

“Besoj që shija ime qëndron diku nga stili minimal. E kur vjen puna te fëmijët mendoj që duhet të vishen me rroba të rehatshme, e këtyre rrobave do të duhej gjithnjë t’iu bashkëngjitej një kapelë prej pambuku”, thotë Abrashi-Kajtazi... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas)