Violinisti që e lidh Bachun me të sotmen

Violinisti që e lidh Bachun me të sotmen

Joshua Barone 23 February 2020 20:25

Për recitalin e tij në “Rrugën 92 Y” në New York të premten, violinisti riosh Alexi Kenney u zhyt në diçka si ai eksperimenti i kotë i mendimit, por megjithatë dëfryes: cilët njerëz, të gjallë a të vdekur, do t’i ftonit në një aheng darke?

Në këtë gosti, mysafiri i nderit mund të jetë Bachu – mjeshtri i frikshëm i barokut, muzika e të cilit, siç shkroi Kenney në shënimin e programit, kapërcen kohën e vet për t’u bërë diçka më shpirtërore, më e shenjtë dhe e përbotshme. Veprat e tij për solo-violinë janë log për çdo student, ani pse për shumë prej tyre ato mbetën një projekt jetësor. Kush tjetër të ftohet?

Të premten, Kenney, 26 vjeç, grumbulloi një grup prej shtatë kompozitorësh: një që e paraprin Bachun dhe të tjerët që erdhën shumë kohë pas tij.

Shpresa e tij në mbledhjen e një programi me përzgjedhje prej sonatave e partiturave të Bachut krahas veprave bashkëkohore, ishte që “një lidhje mes tyre do të shfaqet”, ka shkruar ai. Përqasja e muzikës së Bachut me copëza nga e sotmja, zor të jetë një ide origjinale; ajo priret ta zbulojë baroken brenda bashkëkohores dhe anasjelltas. Por, ishte e qartë kah fundi i këtij recitali marrafrymës dhe shpesh kuturisës – i ngjeshur dendurisht në një orë e 15 minuta – që Kenney po kërkonte diçka më të përthellë.

Qasja e tij ndaj muzikës së Bachut theksonte thelbin emocional brenda përpikërisë së vet racionale dhe ritmeve kërcimtare, madje edhe teksa ruante transparencën e një performance historikisht të informuar. Kenney duket se i sheh – dhe, më mbresëlënësja, i mbulon – sonatat dhe partiturat jo në nivel masash e frazash, por për krejt kohët... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme