Kulturë

“The Resisters”, mbi të ardhmen e frikshme

Descriptive Text

Romani i pestë i Gish Jenit, “The Resisters” përfytyron një shoqëri edhe më tmerrshëm të ndarë sesa kjo e jona. Në “AutoAmerica” të Jenit, thuajse të gjitha vendet e punës janë automatizuar dhe detet e mufatura kanë përmbytur pjesë të mëdha të vendit. Të privilegjuarit, të njohur si “të rrjetosurit”, kanë lëkurë “engjëllore” dhe jetojnë në pjesë të epërme, përderisa “Tepricat”, lëkura e të cilëve shpesh është e kuqërremtë, vuajnë në moçalishte dhe shtëpi-barka të bëra shkel e shko.

Ky roman është vendosur me sa duket në të ardhmen e afërt, ani pse herë-herë lexohet më pak si profeci e më shumë si gazetari e ditëve tona.

Këtu, njerëzit “tepricë”, puna e të cilëve është rivendosur dhe konsiderohen si “të pambajtshëm”, mbijetojnë me të hyra të vobekta. Ata detyrohen të konsumojnë “ushqim qendrash tregtare”, që mund të përmbajë “agjentë kutërbues” që janë bërë për të eliminuar gradualisht popullatën e tepërt. Ata jetojnë nën frikën e përhershme të “flakjes tej” nga kundërvajtjet e bëra ndaj shtetit, varkat e tyre lihen pa fre në oqeanin e dallgëzuar.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e jetës së përditshme është e kontrolluar nga diçka e quajtur “Autonet”, një martesë e frikshme e internetit, A. I., teknologji vëzhgimi dhe njoftimeve radiofonike që fillojnë nga muret brenda shtëpive veri-koreane. “Sigurisht se ke zgjedhje. Gjithmonë ke një zgjedhje”, është refreni i Autonetit. “Vëllai i madh” i Orwellit këtu bëhet “Aunt Nettie”, një aluzion për “tezet” mbikëqyrëse të Margaret Atwoodit në “The Hamdmaid’s Tale”. “Aunt Nettie” funksionon si njëfarë qeverie autoritare, por duket se askush nuk di gjë nëse ka njerëz prapa saj.

Në qendër të novelës risuese të Jenit është familja e rezistuesve të “Tepricës”. Rrëfimtari, Grati, është një ish-profesor që kalon shumicën e kohës së vet duke u rropatur për t’ua hedhur dronëve dhe pajisjeve të ndryshme që vazhdimisht vigjilojnë familjen e tij. E shoqja e tij, Eleanori, është një avokate e shkëlqyeshme dhe një figurë kulti që jeton me dëshirë mes “Tepricave”, që bën beteja ligjore kundër sunduesve, e shtyrë nga ideja që “e drejta të bën të fortë” (një sistem gjyqësor mbetet në këtë shoqëri, por është kokë e këmbë i udhëhequr nga “autogjyqtarët”)... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)