Kulturë

Kosova në “Berlinale” promovohet si vend atraktiv për xhirime filmash

Ndryshe prej viteve të kaluara, kur kryesisht shpaloseshin projekte kinematografike, Kosova sivjet ka bërë një hap tjetër në “Berlinale”, shkruan sot Koha Ditore.

Synon të prezantohet si vend atraktiv për xhirime filmash. Ka zgjedhur ta bëjë këtë në edicionin e 70-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, që ka nisur të enjten. Është hapur me glamur me parakalimin në tapetin e kuq, por edhe me homazhe për nëntë viktimat e sulmeve të mërkurën mbrëma në Hanau afër Frankfurtit.

jubilar është cilësuar si rikthim i “Berlinales” në rrënjët e veta politike. Një minutë heshtje, e deklarata që “Berlinale” është “kundër dhunës dhe racizmit", kanë qenë shenjat e solidarizimit.

Pak orë para ceremonisë zyrtare, Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur shtandin në atë që njihet si Tregu Evropian i Filmit. Prezantohet për të nëntën herë në këtë ngjarje. Edhe kësaj radhe e ka ndarë hapësirën me Shqipërinë.

Një video promovuese njëminutëshe e lokacioneve të mundshme për shesh-xhirimi, është mënyra e parë për joshjen e producentëve të huaj. Për shtatë ditë sa është i hapur “European Film Market” – që hapet në lokacione të ndryshme përreth objekteve kryesore ku mbahet Festivali – do të shfaqet në ekranin që gjendet në shtandin e Kosovës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)