Në studimin drithërues të Visar Morinës mbi karakterin tymthi qesharak jeta e një inxhinieri shpërfaqet pas një incidenti me motive raciste. Është prekja e vogël në sedër që të merr me vete, shkruan sot Koha Ditore.
Jo se incidenti ndjellës në “Exilin” e skenaristit e regjisorit Visar Morina është në çfarëdo mënyre trivial. Derisa kthehet nga puna në shtëpi, inxhinieri i lindur në Kosovë, por me banim në Gjermani, Xhaferi (Mishel Matiçeviq) gjen një mi të ngordhur që varet në rrethojën ndanë shtëpisë. Nënkuptimet raciste janë të pamohueshme, sikundër që është edhe gjasshmëria e prejardhjes së kafshës së ngordhur (zyra e Xhaferit ka një laborator ku kryhen shpesh eksperimente me minj).
Megjithatë, seç ka një shkallë të rrokshme në të cilën kjo fyerje është “i njëjti scheisse, në ditë tjetër” për protagonistin tonë. Shikimet patronizuese dhe fyerjet ksenofobike janë kaq të shpeshta, aq të rrënjosura në qenien shqiptare të Xhaferit, që ai i pranon ato, nëse nuk i pret ato. Po ashtu, ka gjasë të vogël që ai po i bart këta skenarë me më shumë ligësi sesa që ia vlen barra qiranë.
Çfarë zgjedhjesh ka aty ku asnjë përgjigje përfundimtare nuk duket gjëkundi për aktet lemeritëse e poshtëruese – madje edhe ato që mund t’i flakësh te dritarja anash? Ose e kalit veten dhe e shtyn përpara. Apo edhe zymtohesh e përçartesh deri në marrëzi. “Exil” mjaft rëndshëm, dhe shpesh shkëlqyeshëm, qëmton hapësirën e ndërmjetme të këtyre skajeve psikologjike. Morina dhe kinematografi Mateo Coccona vendosin në perspektivën paranojake të Xhaferit duke iu qasur për së afërmi atij pothuajse në secilën skenë, qoftë kjo në kompozime akull statike apo xhirime të lakuara.
Ka disa shmangie të shënueshme nga ky shabllon pamor, dhe kur ato vijnë, ato luajnë kalimthi në çdo rast sikur një formë lunatike e çlirimit. Në një botë barbare çmenduria është shend. Matiçeviq është sensacional si aktori kryesor, duke i mbajtur tiparet e tij të pashme si maskë stoike e vdekjes. Kjo vë në pah terrorin e përbrendësuar të ekzistencës së tjetërsuar (dhe tjetërsuese) të Xhaferit, ndërkohë duke sipërfaqësuar disa nga pjesëzat e humorit të zi të tregimit.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)