Kulturë

​Më 15 qershor lansohet dokumentari kushtuar aktorit Bekim Fehmiu

Foto: Ksp
 

Dokumentari kushtuar 10-vjetorit të ikjes nga jeta të aktorit Bekim Fehmiu do të lansohet me 15 qershor, në ditën e largimit të aktorit nga kjo botë.

Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu”, në një konferencë për media, tha se procesi i realizimit të këtij dokumentari ka filluar në vitin 2016, por për shkak të mungesës së fondeve nuk është përfunduar deri tash.