Kulturë

Vdes në moshën 103 vjeçare aktori i Hollywoodit Kirk Douglas

Ka vdekur aktori amerikan, Kirk Douglas, i cili luajti në filmin epik - Spartacus - dhe dhjetëra role të tjera.

Aktori, i cili për gjashtë dekada ishte nëpër kinema e i njohur për një varg rolesh, ishte babai i aktorit po ashtu shumë të njohur, Michael Douglas, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Douglas lindi në New York në vitin 1916, ai u ngrit në spikatur gjatë “epokës së artë” të Hollywoodit, duke u nominuar për herë të parë për Oscar për tregimin e kampionit të boksit gjatë vitit 1949.

Michael, pas vdekjes së babait të tij tha se “është trishtim i jashtëzakonshëm që unë dhe vëllezërit e mi të marrim njoftimin që Kirku na la”.

“Për botën ishte legjendë, aktor i epokës së artë të filmave, por për mua dhe vëllezërit Joe dhe Peter, ishte thjesht baba”, u shpreh ai.

Në vitin 1996, Akademia e Arteve e nderoi aktorin Dauglas me një Çmim Oskar nderi.

Ai gjithashtu mori Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe një çmim për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit.

{gallery}