“Edukimi mjedisor për zhvillim të qëndrueshëm” si thirrje për ndërgjegjësim

“Edukimi mjedisor për zhvillim të qëndrueshëm” si thirrje për ndërgjegjësim

25 January 2020 12:36

“Edukimi mjedisor për zhvillim të qëndrueshëm”, i autorit Skënder Sylaj, profesor universitar dhe ekspert i fushës së sigurisë e të mjedisit, është thirrje për ndërgjegjësim. E kjo bëhet nëpërmjet fakteve shkencore, shkruan sot Koha Ditore.

Arsyen e angazhimit shumëvjeçar në trajtimin shumëdimensional të kësaj çështjeje Sylaj e ka arsyetuar, veç tjerash, me faktin se edukimi mjedisor është lënë në margjina, se është investuar pak në adresimin e faktorëve që kërcënojnë mjedisin e edhe më pak në mbrojtjen e tij. Në libër, i cili së fundmi ka dalë nga shtypi, siç shkruhet në një prezantim të tij, ka argumentuar se si qasja më serioze shkencore dhe institucionale mund të ketë ndikim të madh në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

“Ruajtja e mjedisit jetësor nuk duhet të jetë vetëm disiplinë biologjike në kuadër të së cilës mësohet për ekologjinë-mjedisin, si dhe nuk duhet lënë anash dimensionet dhe aspektet e tjera, pedagogjike, sociologjike, etike, filozofike, juridike, ekonomike, shëndetësore. Ai nuk është problem i izoluar, por fushë për të cilën kanë interes shumë shkenca dhe e tërë shoqëria. Pritjet bazohen në zhvillimet e përgjithshme shoqërore, si dhe në përparësitë që sot i jepen përparimit mjedisor”, ka shkruar ai në njërin nga konkluzionet e studimit – librit.

Ndërsa në parathënie, ndër të tjera, ai shkruan se si procesi i edukimit mjedisor e kapërcen teorinë dhe se si duhet të dalë jashtë institucioneve shkollore, meqë prek mënyrën individuale dhe kolektive të të vepruarit.

“Duke edukuar gjeneratat e reja për mbrojtjen e mjedisit jetësor do të kemi një ndër­gjegjësim të mbarë qytetarëve, të cilët nuk do të pajtohen me mënyrën se si hidhen hedhurinat dhe plehrat e ndryshme vend e pavend, si shpërdorohet uji në familje apo si dëmtohen sipërfaqet e blerta në komunitet”, ka shkruar ai.

Në hyrje të librit përmendet edhe të kuptuarit e kësaj dukurie si faktor i rëndësishëm i qëndrimit të të rinjve ndaj mjedisit jetësor.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme