Kulturë

Transformimi shoqëror i miletit dhe ngritja e liderëve lokalë

Shoqëria osmane pësoi ndryshime rrënjësore në shekujt XVII dhe XVIII. Ato u ndikuan nga faktorë të brendshëm, faktorë ekonomikë të jashtëm dhe ushtarakë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshuan sistemin e ndarjes së tokave, ushtrinë, organizimin shoqëror dhe përfundimisht strukturën shoqërore dhe drejtimin e miletit. Lëvizjet kombëtare midis mileteve osmane u paraqitën si pasojë e këtyre proceseve strukturale, e jo për shkak se sunduesi apo nënshtetasit ishin pjesëtarë të besimeve të ndryshme, ashtu siç mendon R. W. Seton-Watson. Diversitetet fetare u shfaqën në sipërfaqe vetëm atëherë kur miletet dhe bashkësitë i humbën strukturat e tyre origjinale. U paraqit kultura e re laike midis sundimtarit mysliman dhe nënshtetasve krishterë, që në fakt filloi të manifestohen në forma të ndryshme politike.

Konfrontimi me konceptin osman të pushtetit

Ndryshimet strukturale që ndikuan mbi miletin ishin të mishëruara së pari, në ngritjen politike të liderëve ruralë, në lindjen e elitës së re të ndërmarrësve në qytete dhe në ngritjen e inteligjencës shekullare. Diferencimi struktural e fitoi rolin e ri shoqëror dhe politik, në të shumtën e rasteve për shkak të faktit se dy grupet e fundit u paraqitën midis jomyslimanëve. Këto ishin grupe shekullare, interesat shekullare dhe ekonomike të të cilave grupe konfrontoheshin me kishat e tyre, organizimin e miletit dhe me konceptin tradicional osman të autoritetit apo pushtetit.

Ngritja fillestare e liderëve lokalë në shekullin XVI ishte e mundur vetëm me marrjen e përgjegjësive më të mëdha nga ana e tyre në vjeljen e tatimit apo e ndarjes së pronave shtetërore. Ajanët apo liderët lokalë i ndërruan spahitë, kalorësit që më herët ishin përfaqësues të pushtetit qendror dhe të cilët e humbën fuqinë e tyre duke ia dhënë atë këmbësorisë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)