Kulturë

Terry Jones – ylli i “Monty Python” që shënoi historinë e komedisë

Terry Jones, ylli i grupit të njohur të komedianëve “Monty Python”, që la pas disa nga thëniet më të famshme në historinë e komedisë, ka vdekur. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij për agjencinë e lajmeve “PA Media”. 

Ai ishte 77 vjeç. Jones ishte një forcë e madhe krijuese prapa veprave pioniere të trupës surrealiste, që u thurën midis stileve dhe toneve dhe vendosën bazën e gjashtëshes së artistëve, si një nga grupet me më ndikim në historinë kulturore britanike, shkruan sot Koha Ditore.

Ai vdiq të shtunën në mbrëmje me gruan pranë tij, është thënë në një deklaratë të familjes. 

"Gjatë ditëve të kaluara, gruaja e tij, fëmijët, familja e gjerë dhe shumë miq të ngushtë kanë qenë vazhdimisht me Terryn derisa ai u largua nga kjo botë në shtëpinë e tij në veri të Londrës", thuhet në deklaratë.

“Të gjithë kemi humbur një njeri të sjellshëm, të hareshëm, qesharak, të ngrohtë, krijues dhe me të vërtetë të dashur, individualiteti i tij i pakompromis, intelekti i papërkulshëm dhe humori i jashtëzakonshëm u kanë dhuruar kënaqësi miliona njerëzve gjatë gjashtë dekadave". 

Jones ishte i njohur për interpretimin e disa roleve në “Monty Python”, duke përfshirë një numër personazhesh femra dhe shqiptoi ndoshta linjën e tij më të famshme – “Ai nuk është Moisiu, ai është një djalë shumë pis!" - ndërsa luante nënën e Brianës me një satirë religjioni në “Life of Brian”, klasikun e vitit 1979. 

Ndonjëherë duke iu referuar si “The Beatles” të komedisë, ndikimi i “Python” përshkoi një gjysmë shekulli komedinë në të dyja anët e Atlantikut dhe komedianë e aktorë të shquar, të mërkurën shprehen ngushëllimet e tyre për Jones-in. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)